Shefi kryesor i ‘Twitter’, Elon Musk ka një shqetësim të ri për platformën e “mikroblogimit”. Të enjten, ai shkroi se shumë përdorues të ‘Twitter’ lexojnë shumëçka në platformë, por kurrë nuk cicërojnë apo ndërveprojnë.
Në një cicërimë, ai shkroi: “Kam takuar shumë njerëz të cilët lexojnë statuse në Twitter çdo ditë, por se pothuajse asnjëherë nuk bëjnë cicërimë”.
Musk beson se numri i njerëzve të cilët e përdorin Twitter-in është shumë i lartë, por ky numër nuk përkthehet me njerëzit të cilët bëjnë cicërima. Ai deklaroi se Twitter ka më shumë përgjues se pjesëmarrës. Në mënyrë që të theksohet numri total i lexuesve të një postimi, Musk ka vendosur që të prezantojë një funksion të ri i cili iu lejon juve që të shihni shifrën e shikimeve të një cicërime.
Kjo mund të ndikojë potencialisht në abonimin e verifikimit prej 8 dollarësh pasi që ndërveprimi më i ulët nuk do t’i interesonte përdoruesit për t’u verifikuar dhe për të paguar për shërbimin e abonimit.
Ky funksion i ri do të jetë i ngjashëm me shifrën e shikimeve e cila shfaqet në video. Kjo do të jepte një ide të drejtë për shtrirjen e një cicërimë, pavarësisht nga ndërveprimet që merr.