“Putin është njeriu më i pasur në planet. Jo unë”. Kështu ka deklaruar shefi i Tesla, Elon Musk edhe pse me “letra” ai mban titullin e njeriut më të pasur në botë, duke ia marrë vendin e parë themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.
Në një intervistë për websajtin amerikan “Business Insider”, 50-vjeçari afrikano-jugor Midas pohon se presidenti rus Vladimir Putin ka një portofol më të madh se ai.
“Si ndiheni kur jeni njeriu më i pasur në tokë me një pasuri prej 260 miliardë dollarësh?” pyet Matthias Deppfner, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Business Insider, Axel Springer. “Unë mendoj se Putini është shumë më i pasur se unë,” u përgjigj Musk.
Edhe pse madhësia e pasurisë së presidentit rus mbetet sekret, dihet se Putini zotëron një pallat 1.4 miliardë dollarësh në Detin e Zi në Soçi dhe një apartament 4 milionë dollarë në Monako.
Por ka nga ata që spekulojnë se i forti i Kremlinit mund të jetë njeriu më i pasur në botë. Amerikani Bill Broëder tha në vitin 2017 se Putin “ka mbledhur 200 miliardë dollarë nga aktivitetet e paligjshme”.
Lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Putin, CEO i Tesla theksoi se “ekziston një nevojë urgjente për t’i dhënë fund asaj që po bën presidenti rus”.
“Unë e di që qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë. Është e rëndësishme të bëni diçka serioze. Nuk mund ta lëmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri”, tha Musk.