Pas historisë së arrestimit, rikthimi i Elsa Lilës ishte i bujshëm. Këngëtarja u rikthye fillimisht në rrjetet sociale e më pas në skenën e Festivalit të Këngës. Elsa Lila është rrëfyer për herë të parë për jetën e saj, muzikën, familjen, raportin me të atin si dhe momentin e arrestimit nga autoritetet italiane.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain, me të cilin u rrit. Ajo zbuloi se i ati ka qënë tenor e se tani jeton në Itali. Po ashtu, artistja zbuloi se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, ndërsa për ish-bashkëshortin tregoi se ai jeton në Madakaskar e se atje drejton një hotel.
Elsa Lila:
Babai i Evitës Alessandro, jeton në Madagaskar, në Afrikë atje ku ne u njohëm. Ai vazhdon jeton në Madagaskar, nuk është më zhytës sepse tani ai është 51 vjeç. Kemi 10 vite diferencë dhe mosha nuk e lejon më që të bëjë atë profesion, i cili ka të bëjë me fizikun dhe tani ai punon në ambientin e hotelerisë. Është drejtor hoteli në një prej hoteleve të ishullit “Nosy Be” në Madagaskar.
Po kemi mbetur shumë shokë dhe besoj që distanca ka ndihmuar në të qenurit tonë shokë. Distanca i sheshon shumë gjëra, shumë mllefe. Ai sapo ka qenë në Romë tani, sepse në datën 8 Mars ishte ditëlindja e Evitës, mbushi 12 vjeç. Kështu që ‘papa Alessandro’ erdhi nga Madagaskar si çdo vit për të festuar ditëlindjen e Evitës, të gjithë së bashku dhe kur vjen qëndron në shtëpinë tonë si një familje normale.
Natyrisht jo në të njëjtin krevat, në dhoma të ndryshme! (qesh).