Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.
Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.
Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram disa foto nga performanca, e cila falenderon spektatorët për emocionet.
“Faleminderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni! Kjo eshte dhurata me bukur! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve.