Një pjesë e fermerëve kanë qëndruar në oborrin e “Ferma VIP” duke biseduar me njëri-tjetrin.
Elsa ka ndarë me ta historinë e çuditshme që i ka ndodhur në fermë. Ajo shprehet se lepujt kanë hapur tunele në “Ferma VIP” dhe qëndrojnë aty. Fermerja e entuziazmuar shpjegon me detaje strofullat e lepujve dhe reagimin kur i pa për herë të parë.
“Një entuziazëm kur e pashë strofullën e lepurit. S’kisha parë kurrë më parë. Unë mendoj se ato vrima janë hapur nga urithi, jo nga lepuri. Lepuri thjesht ka gjetur lapirindat e urithit. Hynin aty dhe dilnin në tunelin tjetër. Në atë moment erdhi dhe helikopteri”, thotë ndër të tjera Elsa.