Elseid Hysaj mbetet me “valixhe në duar”, skuadra e La Liga-s kërkon shërbimet e mbrojtësit kuqezi

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, la pas një sezon jo edhe aq pozitiv me Lazion ku forma e treguar nuk ishte nga më të mirat pas transferimit nga Napoli. Merkatoja për 28-vjeçarin rezervon surpriza, me Villarrealin që në orët e fundit ka pasur kontakte me Lazion për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, me të përditshmen italiane që thekson se ende nuk ka një ofertë konkrete nga ana e klubit spanjoll për Hysajn, me klubet që janë ende në stadin e kontakteve të para.

Tekniku i bardhekaltërve Mauricio Sarri do të ishte kundër largimit të Hysajt për momentin, me Lazion që ka alternativa të pakta në mbrojtje për të zëvendësuar futbollistin e kuqezi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *