Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një deklaratë prekëse për ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku, e cila po kalon një periudhë të vështirë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani ka ndarë shqetësimin e tij se Simaku po refuzohet vazhdimisht nga djali i saj për t’u takuar. Ai ka përjetuar tri ditë të vështira, duke përfshirë dy netë pa gjumë dhe ka shprehur frikën se artistja mund të përjetojë një krizë tjetër emocionale.
“Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki”,-është shprehur biznesmeni shqiptar.
Kjo ngjarje ka sjellë një vëmendje të madhe për jetën personale të Parashqevi Simakut, e cila vazhdon të mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar.