Elvana Gjata dukej e mrekullueshme në sfilatën që organizoi stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti. Ai mblodhi shumë personazhe të njohur, mes të cilëve dhe Elvana Gjata, me të cilën bashkëpunon prej disa vitesh.
Këngëtarja e shumë hiteve ka rënë në sy për shkak të veshjeve që kishte zgjedhur në event. Pak minuta më parë Elvana ka ndarë disa foto të reja ku shihet që ajo është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë. Megjithatë, nuk dihet ende nëse këngëtarja është penguar me të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një shaka nga ana e saj. “Fashion show VS afterparty” ka shkruar me humor krahas fotove.