Elvana Gjata ka qenë një nga të ftuarat në Festivalin e Sunny Hill i organizuar nga Dukagjin Lipa babait i Dua Lipës ku këngëtarja dha një performancë të shkëlqyer.
Elvana gjatë festivalit ka bërë një gjestë shumë prekës për babain e saj .
Ajo mori një moment nga performanca e saj për ti bërë një urim shumë prekës babait të saj, ku ka kënduar bashkë me fansat e saj këngën e ditëlindjes .
“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos.