Elvana Gjatës i ndodh e papritura, fansi tenton ta puthë gjatë koncertit

Këngëtarja Elvana Gjata, ka pasur gjithmonë sukses në muzikë. Jo vetëm në muzikë por edhe në aktrimin e saj tek filmi “Dy gisht Mjaltë” nga Ermal Mamaqi.

Tashmë që Elvana i është rikthyer koncerteve, ajo ka performuar së fundmi me Ylli Limanin duke shënuar kështu një episod të pakëndshëm.

Një fans i ka kërkuar këngëtares një puthje në momentin kur muzika ka ndaluar.

Kjo e fundit ka drejtuar mikrofonin të riut  ku më pas dëgjohet t’i thotë “Më e mira je, o më e mira je”.

Sakaq, Elvana ju përkul në skenë dhe i ka dhuruar një puthje djalit nga Kosova. Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh këngëtarëve kjo shfaqje, pasi jo më larg se një javë edhe Melinda Ademit është ndodhur në një situatë të ngjashme ku më pas është dashur që menaxheri i saj të përplaset fizikisht me një spektator pasi ky i fundit filmonte teksa prekte këmbët e artistes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *