Elvi Fundo qan sa në polici e prokurori: Adriatik Doçi po më çmend. Më ka sëmurë edhe mamin. Reagon gazetari: Mund t’a ketë nga kokaina

Ish zyrtari i Partisë Demokratike, Elvi Fundo, i njohur edhe si Vesho mallisti, pronar i pusetës mediatike CNA dhe një televizioni dhomë e kuzhinë te pallati i Ben Rrelit te Kopshti Botanik, sa herë vjen nga Bonn i Gjermanisë në Tiranë për të mbledhur gjobat, shkon sa në zyrat e Prokurorisë, Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, gjykata e tatime duke u ankuar dhe qarë, me pretendimin se gazetari Adriatik Doçi i ngjall ankth, e përndjek, i ngjall panik, se ndihet i denigruar etj.

Madje në një prej shumë kallëzimeve psikike që Elvi Fundo ka bërë ndaj gazetarit Adriatik Doçi, pretendon se gazetari i ka sëmurë edhe mamanë në Korçë përmes shkrimeve.

Nuk është çudi që në vijim Vesho të akuzojë gazetarin edhe për humbjen e babait, Emil Fundo, spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.

Ish zyrtari i PD-së Elvi Fundo dhe gazetari Adriatik Doçi u përplasën në distancë pasi Elvi Fundo, allias Vesho, e sulmoi Doçin, pasi ky i fundit kallëzoi penalisht në SPAK, Arben Ahmetajn.

I pyetur pë kallëzimet dhe pretendimet e Fundos, gazetari Adriatik Doçi u shpreh:

Prej më shumë se 1 viti një personazh me turbulenca të theksuara mendore përsërit përmes kallëzimeve të njëjtat pretendime sa në polici, prokurori dhe gjykatë. Kemi të bëjmë me veprime konpulsive.

Nëse u ngjall frikë dhe tmerr të korruptuarve si gazetar, ky do të ishte një vlerësim dhe nder i madh pêr mua. Por, e vërteta është se këtë personazh grotesk nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e kuptoj se si mund t’i shkaktosh ankth, ta tmerrosh dhe ta përndjekësh një person, madje t’i sëmurësh edhe njerëzit e afërt, kur nuk e ke takuar asnjëherë dhe nuk të lidh asgjë me të. Aq më tepër unë që njihem si paqësor dhe i qetë.

Ndaj, edhe pse nuk jam specialist i fushës, unë mendoj se kemi të bëjmë një çrregullim mendor, paranojë e theksuar, shenja psikoze, deluzione dhe bipolariteti. Këto gjendje besoj se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i kokainës, por ndoshta edhe nga traumat në të kaluarën.

Ftoj specialistët e shëndetit mendor, AMA, strukturat policore etj., dhe të minotojnë për një kohë të caktuar mediat e këtij personazhi. Figura të caktuara për një periudhë kohe lavdërohen dhe ngrihen në qiell, dhe befas ndaj tyre nis një sulm agresiv. Është simptomë tipike e çrregullime bipolare. 

Edhe prokurorë dhe drejtues policie kanë qenë objekt sulmesh nga ky ‘mutacion mediatik’. Madje, për të sulmuar drejtues policie janë sponsorizuar lajmet me para të dyshimta, fakt që konfirmohet lehtësisht përmes akseseve që ofron Faceebook.

Në respekt të ligjit dhe institucioneve, unë do të jem gjithnjë i gatshëm për të dhënë sqarime për çdo pretendim saqo qesharak që mund të jetë, por ftoj drejtuesit e policisë dhe prokurorisë që t’a adresojnë këtë personazh tek një specialist i shëndetit mendor ose në ndonjë qendër reahbilitimi nga varësitë ndaj substancave të ndaluara”.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *