Elvis Pupa flet pas eliminimit nga BBV: Mu duk vetja si një nga motrat Kardashian

Elvisi Pupa u eliminua natën e djeshme nga “Big Brother VIP 2”, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri si konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm pak javë më parë. Rikthimi në ekran i artistit që tashmë jeton me familjen në Australi, u mirëprit nga publiku që ka pëlqyer humorin e tij kur ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Në nominim përballë Dea Mishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.

Në intervistën e parë, Elvisi u shpreh se lojtarët nuk janë të vërtetë. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja pranë real. Aty, asnjë bisedë nuk ishte reale. 99 për qind e bisedave ishin jo reale. Aty vetëm ‘mirëmëngjes’ dhe ‘natën e mirë’ ishte e vërtetë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *