Elvis Pupa: Unë dhe bashkëshortja flemë prej vitesh në dhoma të ndara

Edhe pse është shprehur shpesh se nuk përshtatet me formatin dhe nuk e gjen veten te “Big Brother VIP”, Elvis Pupa vijon rrugëtimin e tij dhe shumë ndjekës e pëlqejnë atë që ai po përcjell.

Ditën e djeshme, ai ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshorten e tij që e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Por ka surprizuar me deklaratën e tij.

Në një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten kanë vite që flenë në dhoma të ndara.

Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”,- shprehet Pupa.

Ky fakt ka nxitur edhe reagimet e banorëve, që duket se u çuditën kur dëgjuan këtë variant të Elvisit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *