Letra ku Albert Einstein shkroi ekuacionin e famshëm E=mc2 është blerë 1 milion euro ($1.2 milionë) nga një koleksionist anonim, shifër tri herë më e lartë nga parashikimet e shtëpisë së ankandeve RR Auction në Boston, SHBA.
Arkivistët e “Einstein Papers Project” në Institutin e Teknologjisë së Kalifornias dhe Universiteti Hebraik i Jerusalemit thanë se njihen vetëm tre letra ku Einstein shkroi me dorë ekuacionin që do të ndryshonte botën.
E katërta, e vetmja që ishte pjesë e koleksioni privat, doli në publik së fundmi, sipas shtëpisë së ankandeve RR Auction, e cila parashikonte se do të shitej për rreth 328 mijë euro.
Ekuacioni: energjia është e barabartë me masën shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror – ndryshoi botën e fizikës duke demonstruar se koha nuk është absolute dhe se masa me energjinë janë ekuivalentë. Letra e shkruar me dorë nga Einstein në gjermanisht i drejtohet fizikanit polako-amerikan Ludëik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.
Silberstein ka qenë një kritik i njohur dhe sfidues i disa prej teorive të Einstein. “Pyetjes suaj mund t’i jepet përgjigje me formulën E=mc2” shkruan Einstein në letër, sipas përkthimit të shtëpisë së ankandeve RR Auction. Letra vjen nga arkiva personale e Silberstein, e cila më pas u shit nga pasardhësit e tij. Kanë qenë pesë palë që kanë garuar në mënyrë agresive në fillim, por kur çmimi kapi shifrën 700 milionë dollarë, gara ngeli midis dy palëve.
Ankandi nisi më 13 maj dhe u përmbyll të enjten.
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/