Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta dy kandidatura për emërimet në Gjykatën e Lartë.
Mësohet se dy kandidaturat janë Margarita Buhali, Enton Dhimitri.
Pak ditë më parë, Meta dekretoi si anëtar të kësaj gjykate edhe gjyqtarin Sokol Ngresi.
Bashkë me Ngresin Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.