Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar me anë të një postimi në Twitter rreth vendosjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Ai e ka vlerësuar kryeparlamentaren Nikolla duke theksuar se një figurë si ajo do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni ndërkohë ka ironizuar edhe grisjen e fletëve të votimit nga ana e deputetëve të opozitës teksa u shpreh se kjo shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP.
“Lindita Nikolla është një kryezonjë fisnike e qytetare që do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni. Grisja e hedhja e letrave përtokë shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP!”
/Priza.al/