Denar Biba është emëruar si kreu i ri i Autoritetit të Konkurrencës. Kuvendi e ka votuar atë me 72 vota pro dhe 37 kundër ndërsa nuk ka marrë asnjë abstenim. Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe.
Gjatë kësaj seance opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n miratohet me 108 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Biba ka zevendesuar Juliana Latifin. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës zgjidhet çdo 5 vjet nga parlamenti. Denar Biba është propozuar nga 28 deputetë të Kuvendit për këtë post.
/Priza.al/