Ministrja më e re e Arsimit të Lartë në qeverinë suedeze është përzgjedhur ditën e sotme dhe është personi i parë transgjinor që emërohet në këtë pozicion.
Lina Axelsson Kiblom, ish-drejtoresha dhe avokatja 51-vjeçare u emërua sot në qeverinë e re socialdemokrate të kryeministres Magdalena Anderson e cila është zyrtarisht kryeministrja e parë femër në Suedi.
“Transeksualët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë. Nuk kemi pse të kemi turp. Ne jemi një normalitet i ri”, ka thënë ajo gjatë një interviste të dhënë në 2018, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa në një libër të botuar gjatë vitit 2015, Axelson Kiblom tregon se si iu nënshtrua një operacioni për ndryshim të gjinisë , kur ajo ishte 25-vjeç.
/Priza.al/