Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shijak, ku do të hidhet shorti për të përcaktuar shkallën e katin e apartamentit, ku do të strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti.
Rama ka ndaluar dhe tek emigracioni i të rinjve, ku tha se kjo është një fazë momentale dhe çdo gjë do kalojë.
Sakaq theksoi se fazën e emigracionit e ka kaluar çdo shtet por tek ne po ndodh më vonë, pasi Shqipëria ka dalë e fundit nga periudha e emigracionit.
“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim. Atyre që janë këtu, i kemi dhënë bonus. Atyre që janë në emigracion, ju kemi ndërtuar shtëpinë. Me herët se sa vonë, shumëkush prej tyre do të kthehen këtu. Ky është trend historik. E kanë kaluar vendet e tjera para nesh. Ne na ka qëlluar ta kalojmë të fundit. Se të fundit kemi dalë nga ferri i komunizmit. Mos ta shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha ai.