Emigrantët e paligjshëm në Britani mund të strehohen në anije dhe ish-baza ajrore

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, duke synuar të ulë faturën e strehimit të azilkërkuesve në hotele, po shqyrton mundësinë e vendosjes së emigrantëve në anije dhe tragete. Sipas The guardian vendet që Ministria e Mbrojtjes po shqyrton për të strehuar azilkërkuesit janë ambjente të papërshtatshëm për të jetuar.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme do të vendosen në vende të ndryshme përfshirë vende si ish-baza ajrore RAF Ëethersfield në Essex dhe baza RAF Scampton në Lincolnshire.

Nga ana tjetër një raport nga Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ish-baza ajrore RAF, zona e ruajtjes së municioneve të luftës së ftohtë “ka të ngjarë të ketë një rrezik të lartë të municioneve të pashpërthyera”. Po ashtu një letër drejtuar Organizatës së Infrastrukturës së Mbrojtjes për bazën ajrore Wethersfield, rezulton zonë me “rrezik të lartë të kontaminimit të tokës, asbest dhe municione”.

Rreth 51,000 emigrantë besohet se do të qëndrojnë në 395 hotele me një kosto prej më shumë se 6 milionë paund në ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *