Emigrantët nga Azia po kthehen në problem/ Plas sherri në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë dy sirianë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar pasi plagosi me thikë dy sirianë. Sipas njoftimit të policisë, autori Oligert Qama është nga Berati dhe dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme teksa sirianët janë nën kujdesin e mjekëve në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *