Pas situatës me emigrantët e gjetur në kufi, Turqia ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Emigracionit Noti Mitarakis.
Me anë të një njoftimi zyrtar Ministria e Jashtme turke, njofton se Greqia po përpiqet të manipulojë, duke përdorur foto të emigrantëve të zhveshur, pasi sipas autoriteteve turke nuk ka diçka të tillë.
“Ne theksojmë se ministri grek i Migracionit dhe Azilit është ende në detyrë dhe vijon akuzat e pabaza ndaj vendit tonë, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX është liruar nga detyra gjatë hetimeve dhe mbikëqyrjeve të pushtimeve. Është e papranueshme dhe e lëmë në diskrecionin e opinionit publik”, tha Ministria e Punëve të Brendshme turke.
Autoriteet greke raportojnë se ky reagim i Turqisë erdhi vetëm 24 orë pas protestës ndërkombëtare për 92 emigrantët të cilët u gjetën të zhveshur dhe të rrahur në Evros dhe që u shpëtuan nga autoritetet greke.
Nga ana e tij, Mitarakis theksoi më herët: “një episod tjetër i trishtuar është “shkruar” në Evros, me Turqinë në rolin kryesor, duke përdorur sërish emigrantë, këtë herë 92 persona, të cilët u gjetën lakuriq dhe të plagosur në Evros”.