Emigrimi i shqiptarëve, Ekonomi: Ka të bëjë me hapjen e shoqërisë

Ministrja e Shtetit për Standartet e Shërbimeve Milva Ekonomi ka komentuar largimin e shqiptarë jashtë vendit u shpreh se një fenomen i tillë nuk ëhstë vetëm shqiptar dhe se me të njejtën janë duke u përballur edhe vendet e tjera. Sipas saj fillimisht emigracioni erdhi si një nevojë ekonomike dhe hapje e shoqërisë së pas diktaturës, ndërsa tani është më shumë çështjes zgjedhjeje dhe qytetarët zgjedhin të largohen për të zhvilluar talentet e tyre.

Milva Ekonomi: Po ta vini re edhe në shifrat e INSTAT kanë disa lëvizje që lidhen me hapjen e shoqërisë. Tentendcat e Shqipërisë janë si ato të vendeve europian dhe Amerika e veriut. Nga këto fenomene vuhet edhe atje.

Dy arsyet janë emigracioni dhe familjet nuk kanë riprodhim, 2.1 shkalla e zëvendësimit dhe në Shqipëri sot është 1.32. Mosha mesatare kur nënat gjedhin të lindin është 29 vjeç.

Kjo ka sjellë një strukturë popullate që në piramidë e ka shumë të vogël bazën dhe të gjërë majën.

Shtohet edhe fenomeni i emigracionit ishin një shoqëri që nuk lëviznim dot as brenda shtetit. Ne nuk mund të vendosim ku do të jetojë dikush, vendimin e merr individi, analiza që duhet të bëjmë është tek shkaqet e marrjes së vendimit. Në momentin që në BE u krijuan 27 vende disa lëvizje të mëdha në vende që nuk ishin anëtare të BE pati një lëvizje të madhe të popullatës, si shkak ilirisë së lëvizjes.

Ndërkohë dua të tregoj që lëvizja është e drejtë themelore e qytetarëve. Në këto kushte kemi emigracion që vjen për arsye ekonomike ndërsa tani më shumë është çështjes zgjedhjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *