Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku dhe i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në ‘Facebook’.
I pyetur në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptarë drejt Britani, Rama tha se nuk mund të paguajë trafikantët me 20-30 mijë paund.
Sakaq shtoi se shifrat që vijë nga turizmi janë optimiste dhe se vendit do t’i ofrohet një hapësirë e re.
“Dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria nuk i ofron dhe nuk ka si se të ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë së Madhe por Shqipëria i ofron gjithmonë e më shumë për atë që kërkon të bëjë mirë. Të harxhosh 20-30 paund për të paguar trafikantë ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë mund të bësh një agro turizëm atje ku je në Kukës, në Has, ndërkohë që me agro turizëm mund të bësh më shumë para. Ne kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë Shqipërinë gjithmonë e më të mirë. Shikoja shifrat e turizmit, janë shifra që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet. Kjo është një Shqipëri që vërtet ka oportunitete”, tha ai.