Emiljano Shullazi, një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, ka bërë lëvizjen e radhës teksa ka marrë në mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane. Përpos avokatit shqiptar Vladimir Meçe, ai tashmë ka avokate edhe Lambrini Nassis.
Kjo e fundit është një avokate greko-amerikane, që i bashkëngjitet trupës së mbrojtjes, dhe është e miratuar nga dhoma e avokatisë.
Avokatja amerikane është shfaqur paraditen e sotme në ambientet e GJKKO-së, e cila do të asistojë procesin ndaj tij, së bashku me mbrojtësin shqiptar Vladimir Meçe, ndërsa kërkohet një dënim më i lehtë se ai me 14 vite burg që dha shkalla e parë e GJKKO-së.
Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shullazi mbahet nën regjimin 41 bis, ku i ndalohet që të ketë kontakte me jashtë, dhe i monitorohet çdo telefonatë.