Eminem ka njoftuar një bashkëpunim të ri për filmin ‘Venom 2’. Ai ndau një instrumental 18 sekondash të një ekipi me Skylar Grey , Polo G dhe Mozzy.
Admiruesit spekuluan javën e kaluar se Eminem ishte gati të lëshonte një album të ri më 1 tetor pasi të dhëna nga bashkëpunëtorët e ngushtë – përfshirë Skylar Grey – u shfaqën në internet.
Sidoqoftë, Venom 2 do të shfaqet në kinematë amerikane në të njëjtën datë, duke sugjeruar se është data kur do të arrijë bashkëpunimi i ri.
Kujtojmë se Eminem ka kohë që nuk shfaqet në media, ai madje nuk merr pjesë as në eventet për çmimet muzikore.
“Jam lodhur me të parë këtë gjë. Për çfarëdolloj arsye, ata gjithmonë thonë se do e fitosh çmimin albumi i vitit, që ishte diçka shumë e madhe. Unë mendoj se tashmë nuk është më diçka e madhe”, është shprehur Eminem në një intervistë.
Ai ka shpjeguar se është lodhur shumë teksa shikon se si artistët që promovohen nga eventi madhështor Grammy dhe largohen duarbosh pa asnjë çmim.
“U ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë Jay dhe Kendrick që nuk morën çmim dhe mendoja se njëri prej tyre do e merrte. Mos na merrni në spektakël, për të na përdorur si pikë shitjeje për spektaklin tuaj dhe të vrisni çdokënd çdo herë. Pas kësaj pike, ju thashë mos më kërkoni më të vijë këtu. Ju lutem mos më kërkoni. Përgjigja ime është jo për 1 milionë vite, nuk do të vijë më kurrë në Grammy”, është shprehur ai.
/Priza.al/