Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka uruar këtë të martë vajzën e saj, Ajkën për 4-vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhensila ka ndarë një video emocionuese teksa shihet momenti kur bija e saj ka ardhur në jetë.
“Ora 11:50 \12 Korrik \2018 ?
Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë, e ngrohtësinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti❤️ Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore”, shkruan ajo.