Ende pa nisur derbi i Milanos ditën e djeshme, u regjistrua një moment tejet emocionues me një legjendë të klubit që kthehej në stadiumin ku dhuroi emocione të forta pas shumë kohësh.
Adriano, ose sic njihet ndryshe “Perandori” ishte i ftuari special në shkallët e stadiumit.
Studiumi thërret në kor emrin e tij sapo ai futet në stadiumin dhe pamja e tij shfaqet ne ekranin e madh të “San Siros”.
Adriano loves Inter ❤️ pic.twitter.com/SoTH8i0h22
— Wyngback Soccer ⚽️ (@wyngback) April 19, 2022
Adriano i përshëndet, por nuk mban dot lotët nga emocionet. /Priza.al