Emrat/ 19 kandidatura, nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore publike në referencë të Vendimit Nr. 3/2022 dt.29.03.2022 “PËR SHPALLJEN E VAKANCËS SË AVOKATIT TË POPULLIT”.

Mësohet se do të jenë vetëm 19 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Të 19-të kandidatët do të kenë vetëm 5 minuta kohë për të shpjeguar platformën për udhëheqjen e këtij institucioni.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj listën e plotë të kandidaturave:

  • Ahmet Prençi
  • Altin Goxhaj
  • Besim Ndregjoni
  • Bledar Dervishaj
  • Boriana Nikolla
  • Brikena Kasmi
  • Dorian Gjomarkaj
  • Drita Avdyli
  • Endri Papajorgji
  • Ermir Kapedani
  • Erinda Ballanca
  • Evis Fico
  • Ilirjan Rusmali
  • Jordan Daci
  • Jorida Rustemi
  • Laureta Roshi
  • Ledio Braho
  • Lefterije Luzi
  • Sali Shehu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *