Një peshkarexhë është bllokuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, pasi u konstatuan 50 mijë litra kontrabandë nga ana e policisë kufitare.
Burime për median bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Shpëtim Cani, 43-vjeç si dhe Roland Canin, 41-vjeç me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.
Mësohet se peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm.
Anti-kontabanda detare është duke vijuar kontrollet, ndërkohë materialet janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.