Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 22-vjeçare shqiptare dhe tre fëmijëve të tjerë në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe dhe djali i saj 2 vjeç, Mattias Lame. Sakaq dy viktimat e tjerë janë, motra dhe vëllai i 22-vjecares, të identifikuar si Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.
Ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i 22-vjeçares, Shane Hyseni.
Aktualisht është në terapi intensive në spitalin e Parmës pasi ndodhet në gjendje kritike.