Fiqiri dhe Dritë Korçari janë dy nga pesë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë. Mësohet se burrë e grua ndodheshin në furgonin që ishte nisur nga Saranda dhe po vinte drejt kryeqytetit.
Mjetit me pasagjerë iu pre rruga në Qafë Muzinë nga një fuoristradë “Lad Rover” dhe përfundoi në greminë. Për pasojë humbën jetën pesë persona, mes tyre çifti në fjalë dhe shoferi Bardhi Proda.
Mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.
/Priza.al/