Selam Çela, 58-vjeçari që përplasi për vdekje 70-vjeçarin Ylli Toska në aksin rrugor Levan-Novoselë ka rënë në prangat e policisë.
Uniformat blu raportojnë se 58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi menjëherë pasi aksidentoi me makinë Ylli Toskën është larguar nga vendngjarja.
Ky i fundit ka qenë duke lëvizur me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë menjëherë.
“Pas një pune intensive grupi hetimor, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të aksidentit me vdekje në aksin rrugor Levan- Novoselë, në fshatin Ferras në datë 2 nëntor.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Selam Çela, i datëlindjes 58 vjeç, lindur dhe banues në Kraps, bashkia Patos.
58-vjeçari me automjetin e tij tip “Mercedes” me targa AA075 CU, ka përplasur për vdekje 70- vjeçarin Ylli Toska, i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën.
Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që automjeti është gjetur në banesën e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.