Katër persona janë arrestuar në Dibër, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në Klos është arrestuar për veprën “Ndërtim pa leje” Fatos Kurti. Fabiol Zenelaj ka përfunduar në pranga pasi ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një mjet tjetër.
Atmir Roka u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi. Ndërsa Gazmir Manerkolli u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I POLICISE:
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Gjatë 12-orëve të fundit evidentohen dhe goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar ngaDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse.Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/