Një shtetas 42-vjeçar shqiptar dhe një i ri italian janë arrestuar nga policia e Lushnjës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë Gani Staka dhe shtetasi italian, Riccardo Andoine, 20 vjeç.
Staka rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër kriminale. Ai është kapur në flagrancë teksa po i shiste të riut italian disa doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.