Emrat/ Basha përjashtoi Berishën dhe mbështetësit e tij, PD për vendimet e forta: Shansi i fundit për pjesën tjetër

Partia Demokratike ka reaguar pasi në mbledhjen maratonë të Kryesisë u morën vendime të forta. Kryesia vendosi të përjashtojë përgjithmonë nga PD, Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Në një deklaratë zyrtare selia blu argumenton arsyet e marrjes së vendimeve, që vijnë pas protestës së thirrur më 8 janar nga Sali Berisha për largimin e Bashës dhe që degjeneroi në dhunë. Sipas PD, dhuna e ushtruar rrzikoi seriozisht jetën e deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe përfaqësuesve të PD, që ndodheshin në katin e dytë të godinës.

PD sqaron se protesta ishte thirrur si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. Selia blu thekson mes rreshtash se pasi kanë kaluar 48 orë dhe “nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike u morën vendimet unanimisht”. Në deklaratën e PD jepet edhe shansi i fundit për pjesën tjetër.

Deklarata e plotë:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
Sali Berisha
Flamur Noka
Edmond Spaho
Albana Vokshi
Bujar Nishani
Arben Ristani
Rigels Muçollari
Keltis Kruja
Klevis Balliu

Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

Agron Shehaj
Aldo Bumci
Belind Këlliçi
Blendi Himçi
Clirim Gjata
Edi Paloka
Edith Harxhi
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Ivi Kaso
Ledina Mandija
Lorenc Luka
Luan Baçi
Mimoza Hajdrmamataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *