Partia Demokratike do i nënshtrohet këtë të premte zgjedhjeve për plotësimin e strukturave të saj.
Burime për media bëjnë me dije se në orën 14:00 do të mblidhet kryesia për të miratuar kandidaturat e kryetarit Sali Berisha, për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.
Ndërsa mbledhja Këshillit Kombëtar për të votuar kandidaturat do të jetë në orën 17:00, i cili do të mbahet në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Njoftimi i Plotë:
Përshëndetje,
Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.
Më pas, mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura do të jetë në orën 17.00 në Selinë e PD!
Ditë të mbarë!