bardhen detaje të reja në lidhje me operacionin që ka çuar në ndalimin e 7 mjekëve dhe zyrtarëve të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Këta persona nuk u shërbenin pacientëve në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.
Personat nën hetim;
1- Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
2- Emiljano Lela (Koordinatore pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
3- Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
4- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
5- Halil Gashi
6- Florian Marku
7- Drilona Kishta ndodhet jashtë vendit
NJOFTIMI
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
5. Halil Gashi, i akuzuar për ‘Fshehje të të ardhurave’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
6. Florian Marku, administrator i Flori Farma i akuzuar për veprën penale te ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande’ dhe ‘Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabande’.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore ‘Megis’ dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’ si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik ‘Flori Farma’.