Emrat/ Falsifikonin firmat dhe vulat e personelit mjekësor për rinovimin e patentave, 2 persona në pranga, në kërkim një vajzë 26 vjeç

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të identifikuar me emrat  Igli Katroshi 51 vjeç dhe Albion Goxhaj 32 vjeç. Ndërsa shpallet në kërkim 26-vjeçarja me inicialet O.D. Shtetasit plotësonin formularët e aplikimit ose të rinovimit të patentave, duke falsifikuar vulat dhe firmat e personelit mjekësor.

Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rritur të sekuestroi si prova materiale formularë të falsifikuar, kuponë jo tatimor të prerë në mënyrë fiktive, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës e cila do të zbardhë të gjitha detajet e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme. Mbi personat e implikuar rendon akuza penale për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”

Njoftimi i plotë i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jo tatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *