(Emrat + Foto) Në ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund, burg për shqiptarët në Angli

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike. Ata u arrestuan në një shtëpi bari me vlerë mbi 100 mijë paund.

Autoritetet britanike ranë në gjurmët e të rinjve pasi pronari i banesës shkoi për të ndërruar bravat. Në momentin që britaniku ka hapur derën, ka gjetur brenda dhe dy shqiptarët, Desar Xhakolli 28 vjeç dhe Astrit Baja 26 vjeç, të cilët ishin duke u kujdesur për 73 bimët e kanabisit  që e kishin mbjellë që më 14 nëntor.

Sipas mediave britanike, bimët kishin një rendiment të mundshëm prej 55 g kanabis të korrur për secilën bimë, duke bërë një total të mundshëm prej 4.02 kg. Policia gjeti gjithashtu dy kuti të mëdha kartoni që përmbanin një 8.91 kg kanabis.

580 paund iu sekuestruan të rinjve, të cilët nuk rezultuan me precedent të mëparshëm penal. Gjykata i ka dënuar të dy me nga një vit burg.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *