Emrat/ Gjykata lë në burg të arrestuarit, pas kapjes së kokainës mes bananeve në Portin e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar, lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit më datën 03.11.2022.

Mësohet se Gjykata ka caktuar 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara.

Kujtojmë se brenda kontejnerit që vinte nga Ekuadori u sekuestruan rreth 33.5 kg kokainë, e cila ishte fshehur mes bananeve. Mes të arrestuarve ishte dhe administratori i kompanisë ‘BanaKing’, shtetasi Petrit Demishaj.

Ndërsa pronari i kompanisë, Trifon Murataj është shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *