Emrat/ Identifikohen personat që mbetën të vrarë nga atentati në Astir

Si pasojë e atentatit, kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Eriges Mihasi, 40 vjeç, i cili njihet si person me precedent penal. Ndërsa tjetri është Armando Dumani.

Bëhet me dije se të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje, e pas atentatit, mësohet se makina është larguar drejt “Ish Shqiponjës”.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Ndërkohë, zona duke qenë se është mjaft e populluar, ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *