Aksioni i policisë për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë ilegale nga grupet kriminale në të gjithë vendin vijon prej disa ditësh.
Burime për mediat bëjnë me dije se disa kamera janë sekuestruar edhe në fshatin Baban në qytetin e Bilishtit, të cilat sipas informacioneve i përkasin personave me precedentë penal.
Kamerat u konstatuan në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytetin e Bilishtit. Këta dy shtetas kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, teksa Sokol Anxhi vuan masën e arrestit të shtëpisë.
Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.