Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një takim me aleatët e partive jo parlamentare.
Burime për median bëjnë me dije se prezent në këtë takim kanë qenë politikanët Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa.
Kujtojmë se fokus për këtë mbledhje janë zgjedhjet lokale për dakortësinë e palëve në lidhje me kandidatët.
Berisha ka propozuar që demokratët të diskutojnë dhe të bien dakord për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.