(Emrat)/ Kishin kthyer lokalin në qendër të lojërave të fatit, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka mësyrë në një lokal në Tiranë, tek zona e Komunës së Parisit. Efektivët e Komisariatit Nr. 2, gjatë operacionit të koduar “Poker 2” kanë arrestuar tre djem të rinj që kishin përshtatur lokalin, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.

Ndërkohë që janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur poker, në lokal.

Policia ka sekuestruar 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Arlind Çali, Xhuljo Mija, Erisild Demçellari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç, administratorë të një lokali, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *