EMRAT/ Kreu i ri i Këshillit Kombëtar të PD, ja kush janë kandidatët

Pak orë para mbledhjes së Këshillit në selinë blu, janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri.

Balkan Ëeb konfirmon se kandidatët do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci. Këto dy emra pritet të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *