EMRAT/ Kultivonin lëndë narkotike në tokat e tyre, arrestohen 6 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Krujës ka arrestuar 6 persona gjatë një aksioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij aksioni janë proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia thotë se në pranga janë vënë shtetasit Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi (babë e bir); Valentin Lata; Ylli Halili; Enea Brama dhe Xhavit Brama. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

“Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *