Vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është 25 vjeçarja Greta Kaberdini, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

/Priza.al/