EMRAT/ Kush janë 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ditën e sotme janë zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda.

Vendimi u mor në mbledhjen e Përgjithshme e Prokurorëve të shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:

• Z. Zeqir Hoda 150 vota
• Znj. Deniona Katro 48 vota
• Znj. Elona Alvora 6 vota
5 vota u shpallën të pavlefshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *