Emrat/ Lëviznin me kallashnikov në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në makinë me një kallashnikov.

Shtetasit Samet Brahimi dhe Sergeto Turullaj lëviznin të arrmatosur nëpër kryeytet me automjetin e tre tip “Volkswagen”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracing” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Samet Brahimi dhe Sergeto Turullaj

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T.

Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *